Nazistët kryen një mori mizorish gjatë Luftës së Dytë Botërore, por më tragjikja në mesin e tyre ishte padyshim përpjekja për të shfarosur popullin hebre, së bashku me shumë minoritete të tjera dhe grupe të margjinalizuara. Pas humbjes, nazistët u përpoqën të mbulonin provat e veprimeve të tyre duke vrarë dëshmitarët dhe djegur kampet e shfarosjes së tyre mbi tokë. Një nga këto vende, kampi i vdekjes në Sobibor, Poloni, është gërmuar kohët e fundit dhe ato që u gjet aty është shumë tronditëse për ta përshkruar me fjalë. Polonia, të cilën Gjermania e pushtoi nga fillimi i luftës, ishte në shtëpia e shumë nga kampeve famëkeqe, përfshirë “Aushvicin” dhe “Treblinkan”. Por kampi i zbuluar së fundmi, Sobibori ishte një tjetër kamp, ku ishin dërguar hebrenjtë dhe grupet tjera të margjinalizuara për t’u torturuar, gjumtuar, lidhur, dhunuar fizikisht e seksualisht dhe me pas vrarë. Ai ishte pjesë e operacionit “Reinhard” , sipas të cilit më shumë se 2 milionë njerëz janë vrarë në mënyrë sistematike. Trupat e viktimave janë gjymtuar mbi këto shina trenash dhe kurrë nuk u larguan që aty.