Hillary Clinton njihet për kostumet e saj me pantallona që i veshi thuajse përditë gjatë postit të saj si Sekretare e Shtetit. Ditën e djeshme mori tjetër drejtim me veshjen e zgjedhur. Në vend të kostumeve njëngjyrëshe, Clinton i dha një ndjesi freskie look-ut tipik duke përfshirë printe. Bluzë e bardhë, pantallona me kuadrate të imëta në gri, një xhaketë me pika katrore përfunduar me balerina gjithashtu me motiv bardh e zi dhe bizhuteri të tejdukshme dhe të bardha. Veshjen e thyejnë syzet në nuancë kafe nga Robert Marc. Marrim parasysh edhe look-un mbresëlënës së kandidates për presidente gjatë dasmës së mbështetësit të saj. Të hënën, ajo hoqi dorë nga kostumi për ta zëvendësuar me një tunikë bojëqielli. Bizhuteritë dhe dekorimet ishin minimale me përjashtim të vathëve dhe këpucëve në gri metalike.
Hillary heq dorë nga kostumet, kështu se keni parë ndonjëherë (FOTO)
Leave a comment