Moskë, 5 nëntor – Kandidatja e Partisë Demokratike për presidente të SHBA-ve, Hilari Klinton, ka luajtur një nga rolet kyçet në puçin e kryer në Libi në vitin 2011, deklaroi themeluesi i “Ukiliks”-it Xhulian Asanzh në një intervistë për televizionin shtetëror rus RT. “Libia ishte më shumë luftë e Hilari Klintonit, sesa e dikujt tjetër. Që nga fillimi presidenti amerikan Barak Obama është prononcuar kundër. Kush ishte njeriu që e mbështeste luftën? Kuptohet është Hilari Klinton, ajo shihet prej letrave të saj”, theksoi Asanzh. Sipas tij, në 1.700 nga 33.000 imejlet e publikuara të Klintonit është folur për një vend afrikanoverior. “Atje nuk shkruan për naftën e lirë në Libi. Ajo e shqyrtoi rrëzimin nga pushteti të Muamer Gadafit dhe ndërrimin e regjimit në Libi si argument, që mund të përdoret në fushatën zgjedhore”, theksoi themeluesi i “Uikiliksit”. Asanzh pohon për dokument nga fundi i viti 2011 i krijuar për Hilari Klinton dhe i cili përmban përshkrime kronologjike për aktivitetet e Klintonit, e cila ka luajtur rol kyç në shkatërrimin e Libisë.