Nju-Jork, 26 janar – Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton ka ndërmend të bëhet udhëheqëse televizive e një emisioni në të cilin do të bisedohet për tema aktuale. Në emision është planifikuar që Klinton “të ftojë liderë nga bota dhe mendimtarë progresiv”, kumtoi Dejli Mejl. Gazeta kumtoi se ajo informatë është nga Ed Klejn, komentues i cili i referohet deklaratave të njerëzve të afërt me Hilari Klinton. Paraprakisht, mediumet amerikane lajmëruan se ajo mund të jetë kandidate për perfekte të Nju-Jorkut. Nëse sërish bëhet kandidate për president në zgjedhjet në SHBA në vitin 2020, dhe fiton, ajo do të jetë 73 vjeçare.