Në një intervistë të gjerë me Corriere della Sera ditën e martë Higuain flet për shumë gjëra. Ai e nis me tragjedinë e Chapecoense: “Është diçka e tmerrshme. Ngushëllimet e mia familjes.” Më pas ai tregon rreth thatësirës që e ka përndjekur përpara portës kohët e fundit. “Van Nistelrooy më ka folur gjatë një periudhe kur nuk po shënoja. Dhe është e vërtetë. Ti mundohesh, por nuk del. Dhe kur del, del e gjitha përnjëherë. Është si ketchup. Është një anekdotë e bukur.” “Besoj se askush nuk është i përsosur, as edhe lojtarët më të mirë në botë, kështu që unë gjithmonë dua të mësoj. Ndonjëherë është e vështirë të pranosh kritikat, por duhet përulësi për të dëgjuar, në mënyrë që të mundohesh të rritesh. Futbolli si art? Patjetër që është. Kur shënon një gol të bukur, nga një aksion me pesë apo gjashtë takime, është art. Padyshim që këtë pikëpamje të jetës e kamë nga mamaja ime artiste.”