Dita e sotme ka qenë për t’u harruar për Gonzalo Higuain, gjithmonë i nervozuar kundër Juvetnusit dhe gjithmonë duke mbyllur ndeshjen me tension e polemika ndaj tyre. Ish-futbollisti i bardhezinjve, pas kartonit të kuq në kampionat, sot të paktën ka çuar deri në fund takimin, por më pas nuk i ka rezistuar tundimit duke protestuar kundër skuadrës që fitoi Superkupën e Italisë.
Pas vërshëllimës përfundimtare ai i është vërsulur gjyqtarit Banti, duke i kërkuar shpjegime pse nuk kishte dhënë penallti në një moment të dyshimtë në zonë dhe në këtë përplasje është përfshirë edhe Bonuçi i cili u mundua që ta qetësonte.
U desh ndërhyrja e pjesëtarëve të stafit të Milanit që argjentinasi të largohej nga fusha e lojës pa shkaktuar një tjetër skandal, por dukej qartësisht që nuk ndalte ofendimet dhe akuzat kundër gjyqtarit për vendimet e tij në këtë ndeshje. Argjentinasi ishte mbi të gjitha shumë i tensionuar sepse sot nuk kishte një rol protagonisti, duke nisur ndeshjen nga stoli dhe kur u fut në fushën e lojës, preku shumë pak herë topin për të bërë diferencën.
https://twitter.com/twitter/statuses/1085621362524332034