Në të gjitha testimet, kërkuesit gjetën ulje të ngarkesës virusale. Madje përdorimi tre herë në ditë i higjienizuesit në 30 sekondat e para e ulte ne zero praninë e virusit. Produktet më të suksesshme ishin: Listerine Cool Mint, Iso-Betadine dhe Dequonal. Higjienizuesit e tjerë të testuar ishin: Dynexidin Forte, Octenident, ProntOral, Cavex Oral Pre Rinse dhe Chlorhexamed Forte
Një ekip gjerman virologësh në Universitetin Ruhr Bochum ka gjetur se përdorimi i shpëlarësve higjienizues të gojës ulin përhapjen dhe ngarkesën virusale të Covid-19. Rezultatet e studimit, të publikuara në revistën mjekësore të sëmundjeve ngjitëse, tregojnë se higjienizuesit e gojës ulin ngarkesën virusale në gojë dhe në grykë, duke ulur kështu edhe rrezikun e përhapjes së infektimit. Ekipi gjerman përdori 8 lloje të ndryshme higjienizuesish me përbërës të ndryshëm, të cilët mund të blihen në farmaci ose në çdo dyqan në Gjermani. Higjienizuesi u mbajt në gojë për 30 sekonda, në formën e gargarave. Për të përcaktuar sasinë e virusit, kërkuesit përdorën një lloj qelize (Vero E6 qeliza), të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj Covid-19.
Në të gjitha testimet, kërkuesit gjetën ulje të ngarkesës virusale. Madje përdorimi tre herë në ditë i higjienizuesit në 30 sekondat e para e ulte ne zero praninë e virusit. Produktet më të suksesshme ishin: Listerine Cool Mint, Iso-Betadine dhe Dequonal. Higjienizuesit e tjerë të testuar ishin: Dynexidin Forte, Octenident, ProntOral, Cavex Oral Pre Rinse dhe Chlorhexamed Forte. Kërkuesit theksojnë se higjienizuesi i gojës nuk është trajtim për Covid-19. “Gargarat me higjienizues të gojës ulin shumimin e virusit, por nuk të shërojnë nga Covid-19”, tha kërkuesi kryesor Toni Champion . Efektiviteti i përdorimit të higjienizuesit të gojës kundër Covid-19 duhet të konfirmohet nga praktika klinike. Ekipi gjerman tani po i teston gjetjet në klinikë me pacientë të shtruar. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe kërkuesit në SHBA. Professor Klaus-Dieter Zastrow i Institutit të Higjienës në Berlin i këshillon personat me test Covid-19 pozitiv, që krahas ilaçeve të përdorim edhe higjienizuesin e gojës për të ulur ngarkesën virusale në trup dhe ndaluar përhapjen tek të tjerët.
“Higjienizuesit e gojës kanë vrarë viruset, bakteret dhe mykun, përfshirë edhe koronavirus”, tha profesori Zastrow, për gazetën Bild. Prof. Zastrow tha se “ne i rekomandojmë pacientët me test pozitiv të koronavirusit të përdorim higjienizues goje në shtëpi për 8 ditë. Shumë e kanë ndjekur këshillën tonë. Dhe askush prej tyre nuk ka pasur rëndim të simptomave”. Ekspertja e higjienës në Asklepios Kliniken u shpreh e bindur për efektin e higjienizuesve të gojës në luftën kundër koronavirusit. “Në princip, dezinfektuesit e gojës, që shiten në treg janë të provuar se vrasin viruset, përfshirë edhe virusin e ri të koronavirusit”, tha Dr. Susanne Hugget. Ajo e bëri të qartë që vetëm përdorimi i higjienizuesit nuk kuron virusi: “Çdo kush që beson se vetëm me një higjienizues do të kurojë virusin gabohet. Mbetjet e virusit në trup mund të shumohen shumë shpejt, nëse nuk përdoret mjekimi i mjekut”.