Shkup, 19 maj – Gjatë javës së kaluar, Ndërmarrja publike “Higjiena Komunale” – Shkup bëri larje mekinerike të përgjithshme në të gjitha bulevardet dhe rrugët më të mëdha në territorin e Qyteti të Shkupit.
Siç komunikuan nga ndërmarrja, me përdorimin e dhjetë autocisternave, gjatë natës zbatuam aktivitete të përforcuara për larje makinerike të bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha në të gjitha komunat e Shkupit.
“Vendosim trend të ri në mirëmbajtjen e higjienës së sipërfaqeve publike të trafikut që presim të rezultojë me rritje të nivelit të pastërtisë dhe mbrojtje më efikase të shëndetit publik, gjegjësisht zvogëlim të mundësisë për përhapjen e virusit Kovid-19”,tha drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani.