Ekipet e NP “Higjiena Komunale” – Shkup sot filluan aksionin për pastrimin e përgjithshëm të Magjistrales së Adriatikut në lagjen Vizbeg të Shkupit.
Aksioni po zhvillohet nga “Sllovençka” drejtë Momin Potokut, ndërsa në realizimin e tij janë angazhuar 35 punëtorë të NP “Higjiena Komunale” – Shkup, përderisa nga mekanizimi janë vënë në përdorim automjetet speciale komunale për ngarkim, automjete speciale fshesa dhe kiperë.
Për shkak të motit të volitshëm bëhet edhe larje makinerike e magjistrales së Adriatikut me autocisternë.
Aksioni do të vazhdojë gjatë tërë fundjavës, ndërsa në të marrin pjesë edhe ekipet nga NP „Parqe dhe gjelbërime“ dhe NP„Rrugë dhe rrugica“. (koha.mk)