Komunat e Shkupit ta pastrojnë borën dhe akullin në rrugët që janë nën kompetencë të tyre dhe të sigurojnë qasje për grumbullimin e mbeturinave, apelojnë nga Ndërmarrja publike “Higjiena komunale”-Shkup. Për shkak të rrugëve të pa pastruara komunale, siç theksohet në kumtesën e “Higjienës komunale”, gjatë periudhës së fundit automjetet komunale nuk kanë pasur qasje deri te kontejnerët e mbeturinave që janë të vendosura në këto rrugë dhe për këto arsye kontejnerët kanë mbetur të pa pastruara edhe për disa ditë me radhë, për çka ka shumë reagime nga qytetarët.
Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme për shkak të borës së pa pastruar dhe rrëshqitjeve në terren, nuk janë zbrazur kontejnerët në rrugën “Sllavejko Arsov” në komunën Qendër, në rrugët “Taftalixhe”, “Budimpeshtanska” dhe “Xhumajska” në komunën e Karposhit, rruga “1439” dhe “Hristo Tatarçev” në komunën e Kisela Vodës, rrugët “Gjorgji Krapçev” dhe “Todor Çangov”, në komunën e Aerodromit, rruga “Halim Alimiq” në komunën e Çairit, në rrugën “Alekso Demnievski” në komunën e Gjorçe Petrovit, si dhe rrugët “Çe Gevara”, “Viniçka”, “Morava” dhe “Makedonsko-kosovska brigada” në komunën e Shuto Orizarës, qëndron në kumtesën e “Higjienës komunale” Shkup. Pasi do të krijohen kushte për qasje të automjeteve speciale komunale NP “Higjiena komunale” – Shkup, theksohet në kumtesë, do të vazhdojë me aktivitetet me dinamikën e zakonshme.