Higjiena e tepruar bën dëm. Mund të shkaktojë astmën, alergji dhe ulje të mbrojtjes imunitare. Përkeqëson edhe ekonominë familjare, me gjithë shpenzimet që bëhen për detergjente, pastrues, aromatizues për mjediset etj. Obsesioni për higjienën, për të patur dhe mbajtur një shtëpi që i ngjan më tepër një salle kirurgjikale, shpesh kthehet në një patologji të vërtetë, dhe bën edhe dëm, veçanërisht tek fëmijët e vegjël.
Këta të fundit janë shumë më të ekspozuar të krijojnë dhe zhvillojnë alergji dhe intolerancë ushqimore nga produktet industrial e kimikatet e përdorura me tepricë.
Madje fëmijët e kanë të nevojshme të bëhen pis, të ndoten, sepse kështu aktivizohet sistemi dhe mbrojtja imunitare. Madje edhe praktika e heqjes së këpucëve tek dera e shtëpisë, sipas ekspertëve, nuk është aspak praktike e mirë dhe mbi të gjitha higjienike. Pra këshilla është të hiqet dorë nga higjiena e tepruar, pasi bën dëm dhe jo mirë.