Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në më shumë shtete të Ballkanit perëndimor po zhvillohet në kontestimin nga njëra ana e shoqatave ekologjike për shkak të dëmit që shkaktojnë në natyrë , dhe pohimeve të pushtetit se gjatë ndërtimit të tyre po respektohen të gjitha rregullat për mbrojtjen e mjedisit jetësor
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 8 korrik – Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në më shumë shtete të Ballkanit perëndimor po zhvillohet në kontestimin nga njëra ana e shoqatave ekologjike për shkak të dëmit që shkaktojnë në natyrë, apo rrezikimit bile edhe të mjaft bimëve dhe kafshëve të rralla , si dhe pohimeve të pushtetit se gjatë ndërtimit të tyre po respektohen të gjitha rregullat për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Shoqatat ekologjike thonë se shpallja e xeheroreve dhe projekteve të mëdha dhe të vogla hidroenergjetike në Maqedoninë e veriut, për ndërtime me rëndësi shtetërore është e papranueshme për shkak se paraqet kërcënim për hapësirat natyrore në shtet. Ata reagojnë edhe për propozim ligjin e ri për planifikim urbanistik që gjendet në debat publik në Kuvend.
“Është e palejueshme që në ligj të qëndrojë se ” edhe lloje të tjera të hapësirave dhe ndërtimeve të rëndësisë shtetërore”, për shkak se kjo len hapësirë për interpretimin sipas nevojës dhe manipulim. Është i nevojshëm edhe një shpjegim më i madh dhe i mëtejshëm , bile numërim në mënyrë taksative se cilat janë ato hapësira”, thotë Davor Pehçevski nga OJQ “Ekosvest”.
Kohë më parë , zëvendës ministri i ambientit, Jani Makraduli në konferencën ndërkombëtare kushtuar mbrojtjes së lumenjve ballkanik që u mbajt në Shkup, tha se kërkimi ndaj burimeve të rinovueshme të energjisë duhet të orientohet ndaj hapësirave që nuk janë të mbrojtura dhe në të cilat , ndërtimi i objekteve për ndërtimin e objekteve për prodhimin e energjisë elektrike nuk do të kërcënojë natyrën dhe biodiversitetin. “Nevojitet një kordinim në rritje midis të gjitha instituCioneve në shtet, dhe atë sidomos midis Ministrisë së Ambientit dhe planifikimit hapësinor, asaj të ekonomisë, me organizatat qytetare dhe partnerët ndërkombëtar për shkak se në këtë moment po përgatitet strategjia e energjetikës dhe fillon strategjia e klimës”, theksoi Makraduli. Sipas tij, na nevojitet edhe një bazë e të dhënave ku do të derdhen të gjitha informacionet dhe njohuritë për këtë fushë, ndërsa shtoi se me fqinjët tanë se vjen e më pak bisedojmë për marrëdhëniet tej kufitare në raport me potencialin e ujit. Nga ana tjetër, Aleksandra Bujarovska nga OJQ “Front21/42”, thotë se ekologjistët nuk mund të jenë prezent gjatë gjithë kohës në të gjitha hapësirat e mbrojtura si dhe në hapësirat ku realisht ekzistojnë probleme me mbrojtjen e mjedisit, andaj edhe kanë filluar me peticionin për “Zonat e gjelbërta për lumenjtë e kaltërt”, që parashikon zona pa projekte hidroenergjetike. “Vlerësojmë se të gjithë palët e prekura do të ishin të interesuara për diçka të tillë, dhe kjo do të ishte në interes të të gjithëve, për shkak se nga njëra anë e humbim natyrën, ndërsa nga ana tjetër, edhe investitorët i humbin të hollat e tyre”, thekson Bujarovska.
Nga Qeveria thonë se investitorët në mënyrë të obligueshme fitojnë leje për ujë ku rreptësisht është definuar mënyra e marrjes dhe lëshimit të ujit, me qëllim që të mos vijë deri tek çregullimi i rrjedhës ekzistuese të ujërave. Njëherazi për objekte të tilla, në mënyrë të obligueshme përgatiten edhe elaborate ekologjike ku përfshihen të gjitha standardet ekologjike gjatë ndërtimit të objekteve të tilla. Në ndërkohë , në raportin e fundit të Komisionit Evropian lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në hapësirat e mbrojtura në shtet thuhet se investimi në hidrocentralet në Maqedoni duhet të jetë në përputhje me direktivat evropiane të ambientit jetësor. Komisioni Evropian megjithatë nuk i shikon kontestuese, të ashtuquajturat fid tarifa apo çmime të volitshme për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme që kanë të bëjnë edhe me hidro elektranat e vogla. Nga ana tjetër, më shumë organizata joqeveritare me vite alarmojnë se pikërisht këto tarifa me të cilat blihet energjia e prodhuar me çmime të subvencionuara mbetet motivi kryesor për ndërtimin e më shumë se 80 hidrocentraleve të vogla në tërë vendin.
Bile Ojq-të Eko Svest dhe CEE Bankëatch Netëork, kanë dorëzuar ankesë deri tek Komuniteti Energjetik në Vjenë që të përkufizohet numri I hidroçentraleve të vogla private në shtet që fitojnë 120 euro për megavat orë rymmë në raport me çmimin mesatar prej 50 euro sa blihet në bursë. Në ndërkohë të shtunën, mjedisorë, dashamirës të natyrës, aktivistë të shoqërisë civile dhe banorë të zonave të prekura nga ndërtimi i hidrocentraleve të shumta në Shqipëri, protestuan sërish përpara Kryeministrisë. Protesta qe thirrur nga shoqatat mjedisore, të cilat po përpiqen të bashkërendojnë me ato të rajonit në kundërshtitë ndaj ngritjes së digave në lumenjtë e Ballkanit. Banorë të fshatrave të Mirëditës si Kaçinari apo Guri i Bardhë, e fshatrave të Lurës e Zall-Gjoçajt kërkuan më së shumti anulimin e HEC-eve në zonat e tyre. Por kërkesat ishin edhe kundër hidrocentraleve në Vjosë, Valbonë, Kelmend e zona të tjera ku përgjithësisht lejet janë dhënë pa u konsultuar me banorët dhe në shkelje të ligjeve për parqet kombëtare. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit në Shqipëri është parashikuar të ndërtohen mbi 500 hidrocentrale, ku mbi 100 prej tyre janë në ndërtim dhe 60 hidrocentrale janë në 12 zona të mbrojtura.Edhe në shtetet e tjera të Ballkanit perëndimor ka pasur kundërshtime nga ana e ambientalistëve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.
NË PRITJE TË KTHESËS ENERGJETIKE NË BALLKAN
Shtetet e Ballkanit Perëndimor mbështesin termoçentrale të vjetruara duke investuar miliona euro në to. Megjithatë, aktivistët e ambjentit shohin shenjat e para të përmirësimit. Po të ishin shtetet e Ballkanit Perëndimor që nesër anëtarë të BE, të gjitha termocentralet me qymyr do të falimentonin brenda natës. Kështu e përmbledh Janez Kopaç rezultatin e studimit të tij më të fundit. Kopaç është drejtor i “Energy Community”, një organizmi të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Evropës Lindore dhe Juglindore për sektorin e energjisë.
Që tani, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia investojnë jo më pak se 170 miliona euro në vit subvenCione në fuqinë e qymyrit. Po të ishin në BE këto pesë shtete, çdo vit kësaj shume do t’i shtohej edhe rreth një miliardë euro. Shkaku për këtë: tregtia e shkarkimeve (emisioneve).
ENERGJIA PREJ QYMYRIT E BALLKANIT NXJERR FITIME NË BE
Në BE, sipërmarrjet që e ngarkojnë ajrin me gaze të efektit serë duhet të blejnë për këtë të drejta. Shkarkimi i një toni dioksiod karboni (ÇO2) kushton për shembull rreth njëzet euro. TermoCentralet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor janë veçanërisht ndotëse dhe që e dëmtojnë shëndetin. Prandaj është kaq e madhe shuma që do të nevojitej për t’i mbajtur në punë në BE.
Janez Kopaç rekomandon që të futet që tani një taksë për shkarkimet. Në vend të 20 eurove, të kërkohen pak euro për ton, që të investohen pastaj në zgjerimin e energjive të ripërtëritshme.
Por realiteti është i ndryshëm. Në vitet e ardhshme do të ndërtohen termoCentrale të reja me qymyr. Pas kësaj qëndron një llogari që kanë bërë: “Energjia e qymyrit e prodhuar në Ballkan eksportohet në pjesën më të madhe në BE. Por ajo është më e lirë se energjia nga termoCentralet me qymyr të BE, të Cilat duhet të paguajnë taksa për shkarkimet”, thotë Kopaç. Pra llogaria del.
RRUGA E GABUAR E ENERGJISË UJORE
Deri në vitin 2020 synohet që njëzet për qind e energjisë që konsumohet në BE të vijë nga burime të ripërtëritshme. Deri në vitin 2030 duhet të jenë 32 për qind. Shumë shtete anëtare, midis tyre edhe Gjermania nuk do ta arrijnë këtë synim.
Shtete, që duan të hyjnë në BE, duhet të orientohen gjithashtu në këto synime. Ndërtimi i Centraleve “të gjelbra” nga ky shkak nxitet veçanërisht në Evropën Juglindore. Kjo bëri që aktualisht të ngrihen rreth 2700 mini-hidroCentrale me një kapaCitet deri në dhjetë megavoltamper në Serbi, Bosnjë, KroaCi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe Mal i Zi – për keqardhjen e madhe të popullatës lokale dhe të mbrojtësve të ambientit.
Fitimi i energjisë nga fuqia ujore është vetëm kushtimisht i qëndrueshëm, shprehet Igor Kalaba nga Climate Action Netvork, sepse digat i shkaktojnë dëme të mëdha natyrës. Hidrocentralet e vogla nuk sjellin fitime pa subvencione, dhe për shkak të kapacitetit të tyre të vogël ato nuk kontribuojnë për sigurinë energjetike të rajonit. Shkatërrimi i peizazhit është disproporcional, lejet e ndërtimit jepen shpesh pa shqyrtuar pështatjen me mjedisin.
PËRPARIME MEGJITHATË MUNGESËN POLITIKE
Për ta kundërshtuar këtë zhvillim, Kalaba kërkon kalimin nga subvencionet për hidrocentrale të vogla në tendera publikë për projekte të mëdha të erës dhe solare. Bazë për të gjitha tenderat mund të ishin vlerësime të ndikimit në mjedis, në të cilat të përfshihet edhe popullata lokale.
Kalaba thotë se centralet ekzistuese mund të prodhojnë me anë të modernizimeve më shumë energji. Përcjellës më të mirë dhe terminale më të mira mund të ndihmojnë që të kursehet energjia. Për ta bërë më efektiv rrjetin e energjisë në rajon, rrjetet e vendeve të veçanta duhet të lidhen më mirë me njëra-tjetrën. Kjo do të kërkonte prej shteteve besim në shtetet e tyre fqinjë.
Megjithatë problemet, ka edhe zhvillime pozitive. Në Maqedoninë e Veriut, në Serbi dhe në Kroaci vitet e fundit janë ngritur parqe me turbina ere, që i plotësojnë të gjitha kërkesat dhe që janë më të vërtetë të qëndrueshme. Zhvillimin më të madh Kalaba megjithatë e sheh tek populli: “Pesë vjet të shkuara në rajon nuk ka folur askush për kthesën energjetike. Tani njerëzit flasin për të. Ky është një përparim madhështor.”, thekson ai.