Edhe se këtë sezon nuk është në formën e tij më të mirë, Milot Rashica njihet për vlerat që ka si futbollist. Anësori kosovar që luan te Viteze ka ngjallur interesin e një klubi të madh evropian. Rashcia është vëzhguar nga Gus Hidink, i cili ka një rol si menaxher i lojtarëve të rinj tek Çellsi. Ish trajneri holandez ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore të Vitezes për të vëzhguar lojtarët e huazuar nga klubi londinez, por në vëmendjen e tij ka qenë edhe Rashica.