Tregu është plot me produkte pastrimit të cilat po aq sa mund të pastrojnë mund edhe të dëmtojnë shëndetin tonë. Por a e dini se ekziston një produkt që është në kuzhinën e secilit prej nesh e që në fakt ka efekte mahnitëse për pastrimin e shtëpisë? Më poshtë po ju sjellim një mënyrë se si mund ta përdorni sodën bikarbone ose ndryshe e njohur si soda e bukës për të pastruar dyshekët. Kjo mënyrë e pastrimit të dyshekëve do të largojë papastërtitë, djersën, qelizat e vdekura, pluhurin dhe të gjitha aromat e këqija, transmeton Klan Kosova.
Mënyra si të pastroni dyshekët: Fillimisht dyshekun pastrojeni me vakum ose fshesë elektrike. Më pas shpërndajeni një qese të sodës së bukur mbi gjithë sipërfaqen. Lëreni dyshekun të qëndrojë kështu për disa orë, e nëse keni mundësi edhe për një ditë. Më pas sërish pastrojeni me vakum për të larguar gjithë sodën e bukës.