Hidhet shorti për fazët e mbetur të Ligës së Kampionëve

52

Sot në Nyon është hedhur shorti për fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Fituesi i përballjes mes Manchester Cityt e Real Madridit në çerekfinale do të takohet me fituesin e përballjes mes Juventusit e Lyonit.

Leipzigu në çerekfinale do të përballet me Atletico Madridin. Fituesi nga çifti Barceona – Napoli në çerekfinale e pret fituesin e çiftit Bayern Muenchen – Chelsea. Ndërkohë befasia Atlanta do të ndeshet me Paris Saint-Germainin.

Në gjysmëfinale mund të vijë te një përballje mes Real Madridit dhe Barcelonës, në rast se skuadrat e mëdha spanjolle arrijnë të kalojnë të dy pengesat që kanë para vetes.

Liga e Kampionëve është pezulluar në mesin e marsit shkaku i pandemisë COVID-19. Faza çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja do të luhen me nga një ndeshje. Ato do të luhen në Lisbonë. Çerekfinalet nga 12-15 gusht, gjysmëfinalet më 18 e 19 gusht. Dhe finalja më 23 gusht.

Comments are closed.