Pas rreth dy orëve vonesë, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në takimin sotëm ka hedhur poshtë ankesën e gjashtë të Koalicionit të udhëhequr nga LSDM. Ankesa është hedhur poshtë me shtatë vota “kundër” dhe dy “për”. Ankesa kishte të bëjë me vendvotimin 1978 në komunën e Tetovës, në pajtim me nenin 151 të Kodit zgjedhor për mospërputhjen e numrave mes numrit të fletëvotimeve valixhe që ishte 443 dhe numrin e fletëvotimeve të shpërndara valide që është 442. “Në këtë vendvotim nga procesverbali i dorëzuar mund të vërtetohet se këshilli zgjedhor gjatë mbledhjes dhe vërtetimin e rezultateve nga votimi ka konstatuar se ka gjithsej 443 fletëvotime valide, por gjatë ndarjes së votave të kandidatëve dhe gjatë mbledhjes së tyre ka vërtetuar se ka 442 vota. Nga ana e përfaqësuesit tonë në këtë vendvotim është konstatuar se në mënyrë të parregullt është përcaktuar numri gjatë mbledhjes së votave, ndërsa për çka i njëjti ka insistuar e njëjta të futet në vërejtje”, tha përfaqësuesja e ankesës. Përfaqësuesja ka shtuar se përfaqësuesi i tyre ka parashtruar ankesë në lidhje me këtë vërejtje. Ajo ka kërkuar kontroll në procesverbalin e karbonizuar dhe në formularin 16, si dhe kontroll në tërë materialin.