Shkup, 15 dhjetor – Me nëntë vota “për” dhe asnjë kundër, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka hedhur poshtë edhe ankesën e radhës të Lëvizjes BESA që ka të bëjë me një vendvotim në Haraçinë dhe një në Likovë, që të dyja në Njësinë e dytë zgjedhore. Në rrjedhë e sipër është shqyrtimi për ankesën e katërt, atë të Grushinës,shkruan gazeta KOHA. Për ankesën në Likovë, vetëm dy anëtarët nga LSDM votuan për prishjen e zgjedhjeve.