Hetohet zhvatje edhe ndaj biznesmenëve të tjerë

Shkup, 19 korrik – Tani për tani nuk ka momente të reja në hetimin për rastin “Reket”. Ka  të dhëna edhe për raste të tjera të  shantazheve që janë  bërë nga të dyshuarit, disa biznesmenë tashmë dhanë deklarata në prokurori, por momentalisht  nuk mund të zbulohen detaje lidhur me këtë”, thotë prokurorja Vilma Ruskoska dhe thekson se ende nuk ka përfunduar hetimi i telefonit të konfiskuar të prokurores.

“Ka të dhëna për raste të tjera, por nuk mund të them se për sa vetë bëhet fjalë. Këta persona dhanë deklarata dhe tani kërkojmë argumente që të konfirmojmë deklaratat”, citon Ruskoska në deklaratë për Doçje Velen.

Informon se ende po vazhdon hetimi i telefonit të prokurores speciale publike Katica Janeva, që i është konfiskuar të hënën dhe se, nga ky aspekt, nuk ka momente të reja në hetim.

Ruskoska thotë se “ende nuk ka kontaktuar me prokurorë të tjerë dhe me hetuesit e PSP-së lidhur me rastin “Reket”, si dhe për lëndën “Perandoria”.

Ajo edhe një herë konfirmoi se kryeministri Zoran Zaev e ka informuar PP për rastin “Reket”. Nuk ka raste të tjera të shantazhit ndaj biznesmenëve të raportuar nga ana e  kryeministrit.