Hetohet për korrupsion, zyrtari i lartë strehohet në hotelin më luksoz në botë

87

Ish mbreti i Spanjës, Juan Carlos, i cili u largua nga vendi në një kohë që po hetohet për korrupsion ndodhet në Abu Dhabi. Lajmi konfirmohet nga gazeta konservatore spanjolle ABC, e cila hedh poshtë raportimet e mëparshme se 82 vjeçari kishte udhëtuar drejt Republikës Domenikane apo Portugalisë, duke shtuar se ish monarku strehohet në një nga hotelet më luksozë në botë.

Oborri mbretëror nuk e konfirmon vendndodhjen e Juan Carlos, i cili hoqi dorë nga froni në vitin 2014. Por për ABC, ish mbreti u largua nga Spanja me një jet privat i shoqëruar nga katër truproja dhe një bashkëpunëtor.

Me të mbërritur në aeroportin Al Bateen të Abu Dhabi, që përdoret vetëm për udhëtime private, mbreti dhe enturazhi i tij u transferuan me hotel në hotelin “Emirates Palace”, një ndër më të kushtueshmit në botë, në pronësi të qeverisë së Emirateve.

Që nga mbërritja Juan Carlos nuk ka dalë nga hoteli për shkak të të nxehtit. Sipas ABC, Abu Dhabi nuk është destinacioni përfundimtar i ish mbretit, i cili po pret të përfundojë stina e uraganeve për të udhëtuar në Republikën Domenikane./a2cnn

Comments are closed.