Shkup, 24 shtator – Në Prokurorinë Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot është thirrur sërish në dëgjim e dyshuara e tretë për rastin “Zhvatje”, Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim në IPN Burgu Shkup, informon KOHA.
Në prokurori dje është marrë në pyetje i dyshuari i parë për “Zhvatjen” Bojan Jovanovski – Boki. Ai ishte në prokurori një orë, por nuk ka dhënë deklaratë para prokurorisë.
Pas analizës së përgjithshme të dëshmive të grumbulluara materiale dhe verbale, prokurori kompetent nga PSP për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskoska, informoi se ka përfunduar procedura për “Reket” dhe se vijon afati prej 15 ditëve për ekspertizë në dëshmitë për personat e dyshuar të parë dhe e drejta e mbrojtjes të propozojë ligj në dobi të të dyshuarve.
Nga prokuroria thanë se dhënia e dëshmive të personave të dyshuar se është veprim procedural, që nënkupton se mbrojtja, gjegjësisht deklaratë mund të jepet edhe në afatin e vërtetuar ligjor kur kryhet ekspertizë në dëshmi.
Kjo është deklarata e dytë e Janevës para PP për rastin “Zhvatja” pasi që më 20 gusht të këtij viti ajo u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitares, që ditën e ardhshme të arrestohet nga shtëpia e saj në Shkup, ndërsa Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion të informojë se e përhap hetimin për rastin dhe për Janevën si e dyshuar e tretë të kërkojë 30 ditë paraburgim.
Gjatë periudhës së kaluar lidhur me këtë rast në Prokurori dëshmuan biznesmeni Siljan Micevski, moderatorja Lila Filipovska dhe deputetët Frosina Remenski dhe Aleksandar Kiracovski, si dhe kryetarja e Kuvendit të Lidhjes ndërkombëtare Agapi Dika dhe biznesmeni Zoran Azmanov.
Në rastin “Zhvatja” që e hapi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion janë të dyshuar pronari i 1 TV Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski-Kiçeec, si dhe prokurorja speciale publike Katica Janeva. Që të tre janë në paraburgim. (koha.mk)