Shkup, 16 korrik – Prokuroria për krim të organizuar dhe kriminalitet heton edhe përgjegjësinë eventuale ndaj dy deputetëve aktual të cilët kanë qenë në kontakt me të dyshuarit. Në këtë fazë të hetimit dyshohet se janë të përfshirë edhe dy deputet të përbërjes aktuale. Jozyrtarisht nën llupën e prokurorisë është edhe një prokuror publik nga Prokuroria speciale për të cilin po mblidhen të dhëna.
Sipas informacioneve të fundit, telefoni personal i Janevës dhe kompjuteri i djalit të saj janë dërguar për ekspertizë. Prokurorja Ruskoska ka bërë të ditur se janë paditur dy persona për shantazh ndaj biznesmenëve të njohur.(koha.mk)