Shkup, 7 maj – Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me kërkesë të gazetarëve theksoi se nuk mund ta komentojë në aspektin përmbajtjesor shënimin zyrtar të Agjencisë për Siguri Kombëtare, ndërsa në bazë të së cilit një biznesmen është në paraburgim. Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski përfundimisht ndaj personave të cilët i drejtojnë institucionet shtetërore vitale duhet të ketë konsekuenca të caktuara.
“Unë jam prej atyre disa shfrytëzuesve të udhëheqësisë shtetërore që e kam marrë këtë shënim aso kohe dhe mund t’ju them se ekzemplari që është publikuar pas atij hetimi intern të cilin e bëmë nuk është as nga kabineti i im i dalë, as nga shërbimet të cilat janë nën kompetencat e mia të drejtpërdrejta”, deklaroi Pendarovski.
Shefi i shtetit theksoi se aspak nuk i vjen mirë që prej dokumenteve të tilla të klasifikuara, të klasifikuara lartë, pavarësisht përmbajtjes së tyre, siç nënvizoi, dalin në opinion.
“Mendoj se këtu hetimi duhet të dëshmojë se si është e mundur nga një numër afërsisht i limituar i subjekteve më të larta shtetërore, organ në sferën e gjyqësisë dhe udhëheqësisë shtetërore si ka arritur të dalë ky dokument pasi kjo nuk është gjë e mirë. Ne jemi një vit anëtare e NATO-s dhe e kemi shumë të rëndësishme në sferën e sigurisë së informacioneve, këto informacione të klasifikuara t’i lexojnë vetëm ata për të cilët janë të dedikuara”, tha presidenti i shtetit Pendarovski.
Me kërkesë të gazetarëve për ta komentuar dokumentin e ASK dhe për atë se sa shpesh dalin dokumente të tilla prej institucioneve shtetërore por edhe nga prokuroria dhe gjyqësia, Mickoski me qëndrim se nëse kësisoj dalin dokumentet e ASK ose prej institucioneve të tjera shtetërore, atëherë ne, për fat të keq, theksoi shumë shpejtë do ta humbim sovranitetin mbi shtetin.