Prokuroria Speciale Publike sot kumtoi se bën kontrolle lidhur me hetimet financiare për një numër më të madh të personave fizik dhe juridik. “Para kësaj Prokurorie Publike zhvillohen më shumë procedura parahetimore të cilat për qëllim kanë zbatimin e hetimeve financiare kundër një numri të madh të personave fizik dhe juridik. Qëllimi i këtyre procedurave parahetimore është të kontrollohet gjendja pronësore e të gjithë personave për të cilët janë hapur procedura dhe punën e tyre të përgjithshme financiare”, thonë në kumtesën nga PSP-ja.
Kontrolli i gjendjes pronësore, siç sqarojnë, nënkupton kontrolle të hollësishme për tërë pronën që personat mund ta posedojnë edhe atë, si pronë të patundshme ashtu edhe të tundshme. “Në këtë drejtim janë dërguar një numër i madh i kërkesave deri te institucionet e ndryshme, me paralajmërim se të dhënat e kërkuara kanë të bëjnë me procedura parahetimore. Duke pasur parasysh të potencuarën theksojmë që institucionet shtetërore të ndërmarrin masa me të cilat do të pamundësohet publikim i të dhënave për procedura parahetimore, në pajtim me dispozitat ligjore, janë sekrete. Është e palejuar që institucionet shtetërore t’u mundësojnë qasje personave për të cilët bëhen kontrollet në llojin dhe karakterin e kontrolleve të cilat i bënë kjo Prokuroi Publike, në pajtim me autorizimet ligjore dhe rregullat”, theksojnë në kumtesën e sotme nga PSP.