Hetim për plusvalencat, UEFA me dorë të hekurt, rrezikojnë Interi, Juventusi dhe Roma

2

UEFA ka vendosur të përdorë dorën e hekurt për skuadrat që rregullojnë bilancet e tyre duke bërë plusvalenca fiktive.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, do të nisë një hetim për të gjitha ekipet, të cilat rregullojnë bilancet me shitjet e çuditshme dhe me të rinjtë. Diçka e tillë mund të kërcënojnë skuadrat e futbollit italian si Juventus, Inter dhe Roma.

Gjatë viteve të fundit kanë bërë transferime lojtarësh të rinj në mënyrë që të përmirësojnë bilancin e tyre, i cili ka qenë nën hetim për “Fair Play”-n Financiar. Nga ky moment, këto ekipe duhet të bëjnë kujdes, sepse UEFA do të jetë e ashpër me ndëshkimet që do të marrë.

Comments are closed.