Shkup, 20 qershor – Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një personi, të dyshuar për “përpunim të palejuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë apo materie shpërthyese” solli Prokuroria Themelore Publike në Shkup.
I dyshuari, siç informojnë nga PTHP në shtëpinë e tij në fshatin Marino, në mënyrë të paautorizuar ka mbajtur armë gjysmëautomatike me kalibër prej 7,65 mm, dhjetë plumba me kalibër prej 7,65 mm, armë gjuetie me kalibër prej 12 mm, armë gjysmëautomatike me kalibër prej 7,62×25 mm, 18 plumba armësh armë të jerë me origjinë të pakonfirmuar, transmeton KOHA.
Armët dhe municioni janë zbuluar dje gjatë kontrollit të shtëpisë të të dyshuarit.
Prokurori Publik kompetent, duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore dhe rreziku personi të arratiset apo ta përsërit veprën penale, deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Penale Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës paraburgim për personin e dyshuar.