Bruksel, 13 dhjetor – Asnjë nga shefat e shteteve dhe të qeverive anëtare të Partisë Popullore Evropiane sot nuk deshi të komentojë për azilin e aprovuar të Nikolla Gruevskit në Hungari (EPP)
Vetëm eurokomisari për zgjerim Johanes Han komentoi se do të përpiqet ta pyesë Viktori Orbanin për sqarime në margjinat e takimit.
Para Samitit të BE-së çdo parti politike takohet në nivel partiak për koordinim. Në nënsamitin e EPP-së ishin të pranishëm mes tjerash, VIktor Orban, Angela Merkel, Zhan Klod Junker, Andrej Plenkoviq, Sebastian Kurc, etj.
Johanes Han, i cili përndryshe është nënkryetar i EPP, deklaroi për MIA-n se nuk pret kurrfarë përgjigje nga Orbani, përveç se gjithçka është në pajtim ligjin dhe sundimin e drejtësisë në Hungari.
I pyetur nëse ka frikë se Budapesti do të mund ta bllokojë Maqedoninë në pjesën e gjyqësorit për shkak të Gruevskit, Han deklaroi se “me sa duket jo”.
“Kishim takim këtë javë në Këshillin për punë të jashtme dhe u konfirmua se Maqedonia është pothuajse vend udhëheqës në procesin e zgjerimit në rajon”, tha Han.
Në hyrje të nënsamitit të EPP, MIA e pyeti edhe kandidatin e kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme evropiane, Manfred Ueber, nëse ka qëndrim për azilin e Gruevskit, por ai vetëm shkurt u përgjigj se nuk do ta komentojë këtë temë.
Viktor Orban dhe Sebastian Kurc, gjithashtu refuzuan të përgjigjen në pyetjen.
Kryeministri kroat Plenkoviq deklaroi se është i njoftuar me këtë rast, por se “tash për tash nuk kemi debatuar për këtë”, pa dhënë më shumë hollësi për atë nëse tema do të vijë në rend dite”