200 ndeshje me fanellën e Portos e kanë bërë Hector Herreran të ndihet tepër i lumtur në Portugali, duke u kthyer në një flamur të ekipit. Pas fitores me Setubal, lojtari portugez, i cili është në vitin e fundit të kontratës, largoi zërat e merkatos që e lidhin me Romën, pasi dëshira e tij është të vazhdojë aventurën me Porton. 28-vjeçari po negocion rinovimin me klubin për një pagë prej 3 milionë eurosh në vit dhe e konfirmoi hapur se dëshira e tij është të qëndrojë, çka shuan shpresat për ta parë lojtarin në Serinë A.