Huan Mata dhe Ander Herrera do të mbeten pjesë e Mançester Junajtedit. Të dy lojtarët e përfundonin marrëdhënien e tyre me “djajtë e kuq” më 30 qershor 2018, por klubi anglez i ka rinovuar ato edhe për një sezon tjetër, me anë të një klauzole që ata kishin në kontratat e tyre. Ata mund t’i ripërtërinin ato në “Old Trafford” automatikisht dhe në janar, kur skadonte gjysma e vitit të kontratës. Dhe Mançesteri e ka ekzekutuar këtë opsion. Sipas mediave britanike, Blind dhe Eshli Jang i kanë parë, gjithashtu, kontratat e tyre të zgjerohen edhe nga një sezon. Tani, ekipi i Murinjos mund të negociojë me ta një kontratë me një kohëzgjatje më të gjatë. Por, tani për tani, Ander Herrera dhe Mata do të qëndrojnë në Mançester deri në qershor 2019.