Me siguri secila prej nesh ndonjëherë është përballur me paraqitjen e herpesit. Kruarja, paraqitja e fluskave,dhe në fund dregëza që shpërthen- të gjitha këto janë gjëra që na presin me paraqitjen e herpesit. Si mundet që në mënyrë të lehtë ta shërojmë atë, e që mos të përdorim kremat nga farmacitë? Ja zgjidhja:
SODA E BUKËS. Sugjerohet që të vloni 100 ml ujë, pastaj t’i shtoni 1 lugë kafeje me sodë të bukës, e përzieni. Kjo përzierje vendoset në buzë disa herë në ditë.
KRIPA E KUZHINËS. Sasi të vogla të kripës vendosen në vendin e sëmurë, përsëriteni disa herë në ditë.
LËVOZHGA E VEZËS. Mbështjellësi që ndodhet në pjesën e brendshme të lëvozhgës së vezës ka cilësi kundër ndezjes. Merreni një lëvozhgë dhe vendoseni pjesën e brendshme në vendin e sëmurë.
HUDHRA ËSHTË MJET NATYROR ANTIVIRUSAL. Dy copëza të saj duhet t`i përzieni me 1 lugë pavllakë, 1 lugë miell dhe 1 lugë mjaltë. Do të fitoni një kremë natyrore kundër herpesit, me të cilën duhet të lyeni pjesët e sëmura.
PIKA PROPOLISI. Me disa pika propolisi e lyeni pjesën e sëmurë, e pastaj që të mos formohet shtresë e fortë e lëkurës e lyejmë me kremë nga kamomili. Pas 2-3 orëve e përsërisim procedurën, 3-4 herë në ditë.
VAJ ETERIK. Sugjerohet aplikimi në vendin e sëmurë çdo dy orë. Pas dy ditëve do ta harroni problemin.