Skuadra e Liverpoolit është kthyer në shtëpi pasditen e të dielës pas suksesit në Ligën e Kampionëve. Aeroplani që bartte lojtarët dhe stafin e klubit ka aterruar në aeroportin “John Lennon”.
Trajneri Jurgen Klopp i ka udhëhequr lojtarët teksa dilnin nga aeroplani duke e mbajtur me krenari trofeun e garës më të madhe për klube së bashku me kapitenin Jordan Henderson.
Trofeu ishte i dekoruar me shirita të kuq, gjashtë sosh, që shënonin numrin e titujve të fituar nga Redsat në Ligën e Kampionëve.