Sot rreth orës 15:00 ka ndërruar jetë gjyshi i futbollistit të Përfaqësueses Arber Zeneli, nga Selaci i Mitrovicës. Metro ka komunikuar me të afërmit e Zenelit të cilët e kanë konfirmuar këtë lajm. Arbëri megjithatë nuk e di, pasi familjarët kanë vendosur të mos e njoftojnë. Ai sonte luajti për ekipin e Kosovës dhe ka arritur të shënoi tregolësh. Varrimi i të ndjerit Zeki Zeneli bëhet në ora 12:00 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.