Juventusi nuk ia doli në ndeshjen e kësaj jave të Serisë të mposhtte në shtëpi Sasuolon, duke e mbyllur ndeshjen në barazim me rezultatin 2-2. Njeriu i ndeshjes ishte padyshim portieri i Sasuolos, Stefano Turati. Po të mos ishte për të, ekipi i tij mund të pësonte shumë më tepër se thjesht dy gola.
Turati është i datëlindjes 2001 ndërsa pas ndeshjes së sotme, shndërrohet në portierin e parë të kësaj datëlindje që debuton në elitën e futbollit italian, Serie A. Megjithatë, ky fakt nuk e pengoi aspak Turatin të ndalonte sulmin e frikshëm të bardhezinjve me Ronaldo, Higuain dhe Dibala. Në fund të takimit, portieri ishte i hutuar dhe ende nuk e kishte kuptuar të gjithë atë performancë nga ana e tij.
“ Nuk arrij ta besoj, jam si në një flluskë. Nuk po kuptoj më asgjë. Personi i parë që do të telefonoj? Duhet të telefonoj dhe të përqafoj mamanë time”, u shpreh Turati. Në këtë formë, 18-vjeçari shfrytëzoi më së miri mungesën e titullarit Konsilji, duke premtuar shumë për të ardhmen.