Ballist Morina, ose i njohur ndryshe si “heroi” i Beogradit më datë 14 tetor 2014 me banderolën “AUTOCHTHONOUS” të flutuar me dron mbi stadium, ka reaguar ashpër ndaj trajnerit të kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, pas humbjes 1-2 të pësuar në “Elbasan Arena” përballë Bosnjës. Ai i kërkon trajnerit italian të largohet nga drejtimi i Shqipërisë dhe i përmend se nuk duhet të prekë benjaminët e tifozerisë kuqezi si Meha, Kaçe, Gashi, Abrashi dhe Xhaka. Ballisti gjithashtu pozicionohet përkrah tifogrupit “Illyrian Elite” që shkaktoi një incident të rëndë për imazhin e tifozërisë shqiptare në Palermo gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri, teksa ndërprenë për 9 minuta zhvillimin e takimit me tymueset e ndezura në shenjë proteste ndaj FSHF-së.