Valencia mendon të rikthejë në Spanjë Javier “Chicharito” Hernandez. Valencianët duket se kanë arritur një marrëveshje personale me sulmuesin e West Hamit, por klubi anglez për momentin ka bllokuar gjithçka, pasi është i bindur nëse për ta lënë të lirë meksikanin. 30-vjeçari është shprehur se dëshiron të luajë më tepër ndaj dhe kalimin te Valencia e shikon si një zgjidhje të mirë, duke parë edhe krijimin e hapësirave në repartin e avancuar te spanjollët pas rikthimit të Michy Batshuayi te Chelsea. Nëse një transferim i tillë do të kryehet, për Hernandez do të bëhej fjalë për një rikthim në Spanjë, pasi ai ka luajtur me fanellën e Real Madridit në sezonin 2014-2015, i huazuar nga Manchester United