Uashington, 19 qershor – Marrëveshja e Prespës është zgjidhje e shkëlqyer për të dyja vendet dhe e hap derën për bashkëpunim më të gjerë të Maqedonisë së Veriut në Evropë që është me rëndësi të veçantë, deklaroi Xhon Herbst, drejtor i Qendrës Euroaziatike në Këshillin Atlantik, transmeton KOHA.
Herbst, i cili është ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë, komentet për MIA-n i dha me rastin e përvjetorit të parë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.
Në pyetjen nëse Marrëveshja do të jetë edhe për zgjidhjen e problemeve të tjera në Ballkanin Perëndimor – normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës lidhur me Kosovën dhe situatën në Bosnjë, u përgjigj se Marrëveshja është precedent.
Herbst është i bindur se këtë vit Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s me mundësi t’i fillojë negociatat me BE-në.(koha.mk)