Sipas ligjeve të Teksasit, duhej të ishte bërë një autopsi e Xhon Kenedit ashtu si edhe e viktimës tjetër të vrarë, përpara se të ishte dhënë certifikata e vdekjes dhe përpara se trupi të merrej për funeralin. Ditën e vrasjes, ligji ishte shkelur. Ndihmësit e Kenedit dhe njerëzit e Shërbimit Sekret nuk e dëgjuan ekzaminuesin mjekësor të Dallasit, Erl Rouz i cili protestoi kur e çuan trupin në Uashington
Është e padiskutueshme që vrasja e Xhon Kenedit është krimi i shekullit. Në shënimet e shkruara tre orë mbasi presidenti u shpall i vdekur, kirurgu i cili kishte kryesuar ekipin në Parklend, Malkolm O. Perri shkruante se, “një plagë e madhe e posteriorit të djathtë u vu re, ku dukej truri i goditur”. Mjekët e autopsisë vunë re se plaga e kokës ishte më e madhe dhe më shumë në pjesën e parë të kafkës se sa ajo e treguar nga mjekët e Parklendit.
Dallimi i jep shkas një debati të madh të spekulimeve se trupi i presidentit ishte ndryshuar përpara se ti bëhej autopsia, qëllimi i së cilës ishte eliminimi i një dëshmie të dukshme të një goditjeje nga përpara. Mjekët e Parklendit nuk kishin rastin të kthenin presidentin praptas dhe nuk e panë kurrë plagën që mjekët e autopsisë thanë se ishte një plagë në pjesën e pasme të kafkës, ose një plagë tjetër po kaq e diskutueshme në pjesën e pasme të qafës. Presidenti u shpall i vdekur në orën 1.00 mbasdite. Ndërkohë guvernatori Konelli ishte shpëtuar nga ekip tjetër mjekësh në një dhomë tjetër për traumat pranë asaj të presidentit. Një plumb kishte hyrë në shpinën e guvernatorit pranë shpatullës së djathtë, kishte kaluar nëpër kraharor, kishte shembur brinjën e tij të pestë…
Sipas ligjeve të Teksasit, duhej të ishte bërë një autopsi e Xhon Kenedit ashtu si edhe e viktimës tjetër të vrarë, përpara se të ishte dhënë certifikata e vdekjes dhe përpara se trupi të merrej për funeralin. Ditën e vrasjes, ligji ishte shkelur. Ndihmësit e Kenedit dhe njerëzit e Shërbimit Sekret nuk e dëgjuan ekzaminuesin mjekësor të Dallasit, Erl Rouz i cili protestoi kur e çuan trupin në Uashington. Duke patur parasysh emocionet e thella të momentit, veprimet e tyre janë të kuptueshme. Por të kuptuarit nuk e ndryshon faktin se, në qoftë se ata do të kishin pritur tre ose katër orë që nevojiteshin për autopsinë e Teksasit, disa nga misteret më të mëdha të krimit mund të mos ishin fare mistere. Pasi u kthye në depon e librave, policia lokale gjeti një pushkë ushtarake të vjetër italiane, një Mannlicher Carcano 6.5 mm të fshehur pjesërisht midis disa kutive pranë shkallëve në katin e gjashtë të ndërtesës. Ajo gjeti gjithashtu tri arka karikatorëshe 6.5 mm pranë një grumbulli kutish , të përshkruara si çerdhja e spajperit, pranë një dritareje në qoshen juglindore të katit të gjashtë.
Një ekip i shtrimit të dyshemeve ndodhej në atë pjesë të ndërtesës për të punuar, por ata kishin dalë të gjithë në rrugë së bashku me punonjësit e depos, për të parë karvanin që do të kalonte në mesditë. Policia pretendoi gjithashtu se kishte gjetur një paketim prej letre me dorë, me sa duket e përdorur për të mbajtur armë, në katin e gjashtë, megjithëse tre policët e parë në skenë nuk raportuan se kishin parë këtë paketim. Supervizori i depos u pyet në se ndonjë prej punonjësve nuk ishte paraqitur dhe nga numërimi doli se mungonte një njeri. Ky ishte Li Harvej Osvald. Në orën 1.16 mbasdite i dërguari i policisë së Dallasit dëgjoi një civil që komunikonte me një radio policie. Njeriu i eksituar po thoshte se një oficer i policisë sapo ishte vrarë në pjesën e Oak Klif të Dallasit, Oficeri i vrarë ishte J.D.Tippitt.
Dëshmitarë të ndryshëm dhanë një përshkrim të vrasësit që përputhej plotësisht me përshkrimin e një personi të dyshimtë në vrasje, për të cilin policia kishte marrë njoftim në Sheshin Dilej dhe ndërkohë po bënte transmetimin. Rreth 20 minuta më vonë, menaxheri i një dyqani këpucësh gjashtë blloqe larg prej vendvrasjes së Tippitit pa një njeri që po i fshihej pamjes së një makine policore që po kalonte pranë. Njeriu vrapoi për në teatrin e Teksasit, për të blerë një biletë. Në orën 1.51 policia arrestoi Osvaldin në teatër. Ai i mori policit një revolver
Smith&Wesson kalibër 38, por u çarmatos gjatë përleshjes. Oavaldi u muar në burgun e qytetit të Dailasit dhe u pyet për rreth 12 orë gjithsej nga ora 2.30 të premten mbasdite deri në 11.00 të ditës së diele në mëngjes. Ai nuk pranoi kurrë fajin të vrasjes së Tippitit dhe as të Kenedit. Ndërsa ai po dërgohej nga burgu në dhomën e hetimeve, ai thirri dy herë: “Unë nuk jam fajtor” para gazetarëve, që po shtyheshin në korridor.