VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese edhe një herë thekson se nëse Zaev heq dorë prej platformës së Tiranës, do të japin mbështetje për qeverinë pakicë.
“Zëri i popullit nuk guxon të manipulohet prej të aboluarit Zoran Zaev, i cili për shkak të krimit në të cilin është i ngujuar deri në fyt, pranon çfarëdo shantazhesh, duke përfshirë edhe formimin e Qeverisë sipas notave të Tiranës. Për shkak “Ryshfetit”, Puçit”, “Kullave të mbretit” dhe një sërë krimesh të tjera, i aboluari Zaev e miraton sjelljen e partnerit të tij Ziadin Sela i cili kërkon ndryshim për flamurin, himnin dhe e mohon ekzistimin e popullit maqedonas”, thekson VMRO-DPMNE.
Qëllimi për shkatërrimin e Maqedonisë, siç thuhet, ekziston për një dekadë të tërë, por tani e ka arritur kulminacionin pasi që disa faktorë të caktuar prej jashtë tek Zaevi i aboluar kanë gjetur një njeri të gatshëm që me çdo kusht të vijë në pushtet që ta shpëtojë veten nga përndjekja kriminale. Sipas VMRO-DPMNE-së, Zaev duke dashur ta shpëtojë veten e sakrifikon Maqedoninë.