Heqja dorë nga konsumimi i cigares zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 40%

Hulumtuesit kanë gjetur se përdoruesit e cigares ata që kanë konsumuar për një kohë të gjatë, nëse heqin dorë nga ajo zvogëlojnë rrezikun me 5 vite pas heqjes dorë.

Megjithatë mund të kalojë diku nga 10 deri 25 vjet që një ish duhan pirës të i ulët rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, sikur të mos ketë pirë kurrë.

Ekipi, nga Universiteti Vanderbilt në Nashvilll, Tenesi, kanë thënë se këto gjetje promovojnë prova të mëtejshme – së bashku me dekada paralajmërimesh shëndetësore – që duhanpirësit të heqin dorë tani në mënyrë që të fillojnë ta riparojnë zemrën dhe enët e gjakut.

Hulumtuesit kanë krahasuar përdoruesit e cigares dhe atyre të cilët kanë përdorur dhe kanë hequr dorë më vonë, dhe kanë gjetur se këta të fundit me vendimin e tyre për të mos konsumuar më duhan, kanë përfituar edhe gjendje më të mirë shëndetësore, duke ulur rrezikun për sëmundje të zemrës dhe ato të tjera kardiovaskulare.