Një amerikan kishte një tumor të madh në anën e fytyrës së tij prej 25 vitesh. Më në fund ai vendosi që ta hiqte. Ian Crow, 66 vjeç, është shprehur se nuk është vizituar më parë sepse ishte mësuar me gungën e tumorit në fytyrën e tij.
Pasi doli në pension dhe pas shqetësimit të gruas për shëndetin e tij, ai mori përsipër të shkonte dhe ta hiqte. Tumori mendohet të jetë i treti më i madh në botë i këtij lloji. Crow e ka vënë re gungën për herë të parë në vitin 1992 duke u rritur ç’do ditë në mënyrë dramatike.
Mjekët kanë shpjeguar së burri kishte një tumor beninje të gjëndrave të pështymës e cila gjendet në një anë të fytyrës, në frontin e veshit. Tashmë ai e ka hequr dhe është shumë i lumtur për gjendjen shëndetësore.