Tierry Henry po bisedon me drejtuesit e Aston Villa për t’u bërë trajneri i ri i kësaj skuadre, pas shkarkimit të Steve Bruce. Sipas asaj që ka mësuar “Goal.com”, bisedimet me francezin e njohur kanë avancuar. Para se të japë një përgjigje përfundimtare, ish-sulmuesi i shquar ka kërkuar siguri për fuqinë e tij vendimmarrëse në merkato dhe buxhetin në dispozicion.
Po ashtu, flitet edhe për John Terry, i cili sapo ka paralajmëruar lamtumirën nga futbolli i luajtur, si asistent i mundshëm i francezit. Për momentin, Tierry Henry ende mbulon rolin e trajnerit të dytë të ekipit kombëtar të Belgjikës, të cilin ai e mbajti me sukses edhe gjatë Kupës së Botës në Rusi, viti 2018.
Merret vesh se Federata e Futbollit të Belgjikës nuk do ta kundërshtojë një lëvizje të tillë, duke lejuar që Henry të provojë veten si trajner i parë në Angli. Kujtojmë se Aston Villa militon në “Championship” këtë sezon.