Londër, 30 nëntor – Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok sot deklaroi se në Angli është vendosur kontrolli mbi pandeminë e koronavirusut dhe se është e gatshme gjatë javës të dalë nga “bllokada” e vendosur në nivel kombëtar.
“Përsëri e mbajmë situatën nën kontroll”, theksoi Henkok.
Anglia duhet të dalë nga “bllokada” këtë javë dhe të vendosë më pak masa kufizuese për të cilat do të votonte Parlamenti.
Qeveria britanike paraprakisht publikoi se dje janë regjistruar 12.330 të infektuar të rinj, që është rritje në krahasim me një ditë më parë kur kishte 12.555 raste.
Në Britani, që nga fillimi i epidemisë, gjithsej 1,629,657 persona janë infektuar me koronavirusin.