Ka qenë tragjike ajo që i ka ndodhur një të moshuari. Një burrë 71- vjeç pagoi një çmim të lartë për sushin që ai konsumoi, pasi përfundoi në spital ku i hoqën dorën së bashku me parakrahun.
Ngjarja ka ndodhur në Korenë e Jugut. 71 vjeçari ka përfunduar në spital, 12 orë, pasi kishte konsumuar sushi. Sipas mjekëve i moshuar ka pësuar një infeksion i cila i ka krijuar flluska të mëdha në dorën e tij.
Ata thanë se infeksion është shkaktuar nga produktet e detit të cilat kanë qenë të papërpunuara. Mjekët i kanë hequr dorën dhe parakrahun, pasi ato ishin të infektuara dhe mund ti rrezikonin jetën.