Hëngri 42 vezë për të fituar bastin me shokun, ajo që i ndodh më pas burrit është e rëndë

Një burrë ka vdekur në përpjekje për të ngrënë 50 vezë pas një basti me një shok.

Ata po vizitonin zonë e tregut Bibiganj në Uttar Pradesh të Indisë kur filluan të debatonin.

Për të zgjidhur debatin, ata ranë dakord për një bast 22 paund se kush do ishte i pari që do hante 50 vezë.

Policia raportoi se Subhash Yada sapo kishte filluar të hante vezën e 42-të kur u rrëzua pa ndjenja.

42-vjeçari u dërgua në spital, por vdiq vetëm disa orë më vonë.

Mjekët thanë se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar nga ngrënia e shumë vezëve.