Hënes: Bota e futbollit do ndryshojë, kush bën parashikime është sharlatan

54

Futbolli nuk do të jetë më si më pare, pasi të ketë marrë fund kriza globale e koronavirusit. Për këtë është i bindur Uli Hënes. Ish-presidenti i Bajern Mynih parashikon se shumë gjëra me të cilat ishim mësuar, do të nsryshojnë, ashtu si edhe dinamikat brenda kësaj bote.

“Nuk mund ta parashikosh me saktësi, por as nuk e imagjinoj më që të ketë transferime me vlera prej 100 milionë eurosh në një të ardhme të afërt. Shifrat e transferimeve do të bien, për 2-3 vitet e ardhshme do të jetë e vështirë që të ketë shifra të mëdha që lëvizin nga një klub në tjetrin. Me shumë mundësi do të kemi një botë të re futbolli”, tha Hënës për “Kicker”.

Ai nuk sheh një kërcënim real për ekzistencën e Bundesligës, sidomos nëse kjo e fundit do të arrijë të zhvillojë ndeshjet e mbetura dhe të sigurojë paratë e të drejtës TV, qoftë edhe me dyer të mbyllura. “Por mbijetesa e kampionatit do të rrezikohet seriozisht nëse nuk do të ketë ndeshje deri për Krishtlindje, atëherë do të jetë problem. Kushdo që bën parashikime tani rreth një rifillimi të mundshëm të kampionatit është një sharlatan”, tha ish-presidenti i Bajern Mynih.

Comments are closed.