Jordan Henderson është distancuar nga spekulimet që e lidhnin Philippe Coutinho me një rikthim sensacional te Liverpool. ‘The Reds’ e shitën Coutinhon te Barcelona për 160 milionë euro në janarin e vitit 2018.
Braziliani ka vuajtur për të treguar më të mirën në ‘Camp Nou’, dhe në verën e fundit është dërguar në huazim te Bayern Munich në Bundesligë, por pa mundur të lë përshtypjet e pritura.
“Mendoj se ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, i ka të gjitha, një qëndrim të shkëlqyeshëm dhe e do futbollin”, ka deklaruar Henderson, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta Koha.
“Pra, natyrisht, për mua, ai do të ishte i mirëpritur përsëri. Por unë mendoj se koha e tij këtu ka kaluar, ai është zhvendosur dhe shpresoj që në të ardhmen e afërt ta shohim të njëjtin Phil që e pamë këtu”, deklaroi Coutinho.