‘Tre Luanët’ përballen sonte në Southampton ndaj Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020. Gjysmëfinalja e arritur në Kupën e Botës 2018 dhe në Ligën e Kombeve 2019, ka sjellur shpresë që skuadra e Southgate do të arrijë fitimin e një trofeu madhor në të ardhmen e afërt, informon lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
“Ne mbështesim njëri-tjetrin, po luftojmë për njëri-tjetrin dhe të gjithë duam të njëjtat gjëra dhe të njëjtat synime. Është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar dhe të mos i lejojmë njerëzit dashakeq të ndikojnë tek ne ose në atë që ne po përpiqemi të bëjmë. Gjithmonë ka njerëz nga jashtë që flasin, por si lojtarë ka rëndësi vetëm ato që mendojmë brenda dhe çfarë ndodh brenda rrethit”, tha ylli i Liverpool para takimit të sotëm.