Shkup, 7 qershor – Hendeku mes ofertës dhe kërkesës së fuqisë së punës në vend ende është i madh. Biznesi përballet me mungesë edhe të kuadrove profesionale dhe joprofesionale. Ky problem në të ardhmen do të mund të ishte faktor kufizues për zhvillimin e ekonomisë. Që të ulet ai hendek nevojitet aksion i koordinuar dhe masa në bashkëpunim me sektorin e biznesit,atë afarist dhe arsimin. Shpërngulja, posaçërisht e të rinjve, është problem shtesë, në zgjidhjen e të cilit duhet të punohet përmes mundësimit të vendeve më të mira dhe më të paguara të punës, por edhe të përmirësimit të kushteve dhe cilësisë së jetës në vend. Këto janë disa nga qëndrimet e pjesëmarrësve të tribunës “Tejkalimi i hendekut mes ofertës dhe kërkesës së punës”.
Ne e ndajmë njohurinë e njejtë me komunitetin afarist dhe konsideroj se kjo në të ardhmen mund të jetë faktor kufizues për zhvillimin e ekonomisë.Prandaj i tërheqim të gjitha hapat në mënyrë që të zgjidhen problemet siç janë masat aktive për punësim dhe projekte të tjera strategjike lidhur me mbështetjen financiare të industrisë, me qëllim që të rritet fuqi teknologjike, vlera e shtuar e prodhimeve dhe përfitimi i kompanive në mënyrë të të mund të ndahen edhe rroga më të larta”, tha zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Sipas tij, atraktiviteti i vendeve të punës mund të arrihet vetëm me rritje të rrogave dhe jetë më të mirë të qytetarëve.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska konsideron se gjatë dy viteve të shkuara si Qeveri kanë vendosur bazë për tejkalimin e këtij hendeku dhe harmonizimin e ofertës dhe kërkesës.
“Një nga zgjidhjet janë edhe masat operative për punësim për të cilat janë siguruar 1,1 miliardë denarë rekord për rikualifikim, derikualifikim, mbështetje të kompanive për të punësuar persona të cilët vetë do t’i trajnojnë. E tërë këtë duhet në njëfarë mënyre ta harmonizojë nevojën dhe ofertën e tregut të punës”, tha Carovska.
Sipas saj, për ulje të hendekut kontribuon edhe ligji për praktikim, roli i përmirësuar të Agjencisë për punësim dhe kthim t[ë besimit tek qytetarët se ajo me të vërtetë mund t’u gjejë punë, garancë rinore përmes së cilës janë punësuar 1.900 persona, implementimi i masave të drejtpërdrejta të dizajnuara për rajone të caktuara…
Kryetarja e AMÇAM, Diana Despotov konsideron se ky hendek nuk është problem vetëm i biznesit, por edhe i tërë shoqërisë dhe se kështu duhet të zgjidhet në bashkëpunim me sektorin publik, privat dhe arsimor, por edhe në bashkëpunim me të rinjtë të cilët duhet të thonë çka është ajo që u nevojitet atyre.
Ajo shtoi edhe se si shoqëri duhet të përpiqemi ta stimulojmë sipërmarrësinë, sepse, tha, vendi është treg i ri i cili ofron shumë mundësi për biznese të reja të cilat akoma mungojnë.
Në atë kontekst, ministrja Carovska potencoi se të gjitha hapat të cilat i bën Qeveria, janë që të sigurohet jetë më cilësore për qytetarët si bazë që të kthehen në vendin e tyre.