Shkup, 27 dhjetor – Një prej punishteve më të vjetra në Çarshi për lyerjen dhe përpunimin e tekstilit është rikthyer në identitet. Godina e ndërtuar në fillim të shekullit të njëzetë, është tipike me karakteristikat autentike arkitektonike, por edhe për zanatin që ushtohet prej vitesh. Ngjyrosja e pëlhurave dhe endja e tekstilit dhe qilimave vazhdon të bëhet edhe sot ashtu si dikur. Projekti për intervenimet konservatore- restauruese u realizua nga ekipe ekspertësh të Qendrës së Konservimit të Shkupit, me caka u mundësua rikthimi në identitet i pjesës së jashtme të dyqanit, fasadës. Ky është objekti i dytë që përfundoi brenda këtij viti, si pjesë e projektit për restaurimin dhe konservimin e dyqaneve karakteristike në Çarshi. “Gjatë këtij viti janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për revitalizimin e Çarshisë, me qëllim rikthimin e shkëlqimit të dikurshëm në varshin më të madhe në vend me stil oriental dhe mesjetar. Sipas planit aksional që parashikonte rekonstruktimin e më shumë fasadave edhe në qendrat kryesore të disa qyteteve, në Çarshinë e Shkupit u rinovuan fasadat e gjithsej tre objekteve që kanë karakteristika mbresëlënëse arkitektonike stilistike, sidomos tek pjesa e jashtme e tyre”, bëjnë të ditur në Ministrinë e Kulturës. Vitin e ardhshëm, përveç rinovimit të fasadës së kishës “Shën Spasi” në Çarshi, në listën e Qendrës së Konservimit të Shkupit gjenden edhe pesë objekte të tjera që cilat do t’i nënshtrohen procesit të rikthimit në identitet. Nuk dihet sesi është bërë përzgjedhja e objekteve që figurojnë në këtë listë, sipas rëndësisë, apo nevojës imediate për restaurim, por nga ana e Shoqatës së... (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.