Këtë vit, nuk janë vetëm modelet e reja në moshë ato që do t’i shohim të pozojnë për koleksione të brendeve të njohura të veshjeve, por do të kemi mundësi t’i shohim duke modeluar edhe modelet në moshë të shtyrë. Kjo ngase edhe gratë në të 80-at e kanë fatin të pozojnë si modele. Bëhet fjalë për markën e njohur, “Helmut Lang”, e cila ka nisur një fushatë për të cilën ka preferuar të punësojë gra rreth të 80-ve, për ta prezantuar koleksionin e fundit të veshjeve. Ndryshe, “Helmut Lang” është ndër kompanitë që kujdeset për veshjet e mbretëreshës së Anglisë.