Helmi i gjarprit bëhet ilaç (VIDEO)

A e dinit se helmi i gjarprit përdoret për të bërë ilaç për trajtimin e kafshimeve të gjarpërinjve? Rreth 50.000 raste kafshimesh ndodhin çdo vit në Pakistan dhe 20.000 njerëz vdesin nga helmi. Instituti Kombëtar i Shëndetit në Islamabad prodhon vaksina për kafshimet e gjarpërinjve me helmin e tyre. Pas marrjes së helmit nga një gjarpër, ai injektohet në një kalë. Kali nuk ngordh por prodhon antitrupa. Muaj më vonë, antitrupat nxirren nga gjaku i kafshës. Serumi i antitrupave pastaj pastrohet dhe përdoret si ilaç.

https://www.youtube.com/watch?v=etyA0nL1dZM